Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar se paga minimale në Kosovë do të rritet në 250 euro. Megjithatë, theksoi se nuk duhet të jetë pengesë në krijimin e vendeve të punës për punëtorët me produktivitet të ulët.
Në prezantimin e studimit, “Perspektiven e Përgjithshme: Agjenda Progresive Ekonomike për Kosovën” nga Zyra e Fondacionit Gjerman Friedrich Ebert (FES), Bislimi, tha se grupet që diskutojnë për pagën minimale duhet të jenë ekspertë dhe jo grupe të interesit. Sipas tij, nuk mund të kenë interes sindikatat për pagën minimale, pasi siç tha s’ka asnjë logjikë që dikush të hyjë në sindikatë, kur merr pagën minimale.