Seanca Speciale e Parlamentit të BE-së ka pasur shume momente emocionuese.
Seanca filloi me një ovacion në këmbë për ambasadorin e Ukrainës, ku të gjithë deputetët u ngritën në këmbë dhe mbanin bluza me flamurin e Ukrainës.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Mesola, falenderoi Presidentin Zelensky, i cili u bashkua me video-lidhje.
“Zoti President faleminderit që i treguat botës se çfarë do të thotë të ngrihesh në këmbë. Faleminderit që na kujtuat për rreziqet e vetëkënaqësisë,” tha ajo në një fjalim, ku vlerësoi heroizmin e popullit ukrainas që mbrojti vendin e tyre.
Zonja Mesola tha gjithashtu se parlamenti mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së dhe do të punonte për ta bërë atë realitet./5pyetjet.al