Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se Rusia po intensifikon sulmet me dronë gjatë gjithë ditës, duke synuar jo vetëm objektiva ushtarake, por edhe infrastrukturën civile dhe transportin.
Ai bëri të ditur se mbi 100 dronë kanë qenë aktivë në hapësirën ajrore të vendit dhe paralajmëroi qytetarët për rrezikun e mundshëm gjatë orëve të ardhshme.
“Sulmet vazhdojnë me qëllim të qartë: të godasin infrastrukturën tonë dhe të rrezikojnë jetën e njerëzve,” tha Zelensky, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe duke nënvizuar gatishmërinë e plotë të forcave ukrainase për t’u përballur me kërcënimet.









