Pamje të rënda janë publikuar nga qendra e qytetit të Kharkiv, i cili u godit me raketa mëngjesin e së martës. Qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, me më shumë se 1,4 milionë banorë, është duke përjetuar ditë tmerri teksa forcat ruse nuk po kursejnë asgjë për ta marrë atë nën kontroll.
Sulmi kishte si qëllim vrasjen e guvernatorit të Kharkiv dhe ekipin e tij që drejtonte mbrojtjen e qytetit, i dyti më i madh në Ukrainë, thotë Kievi. Banorët thonë se Kharkiv u shënjestrua sërish mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm. Si pasojë e sulmit të fundit, BBC raporton se u plagosën 6 persona.
Video tregon një shpërthim masiv në godinën që goditet drejtpërdrejt. Në atë moment po kalonin disa makina civile.
Ndërkaq mediat forcat ruse kanë mbërritur në portat e Khersonit, në jug të vendit. Lajmi u njoftua nga kryebashkiaku i qytetit.
Sipas medias lokale “Kyiv Independent”, qyteti ishte pothuajse tërësisht i rrethuar nga trupat ruse.
“Ka shumë ushtarë rusë dhe pajisje ruse në të gjitha anët, ata kanë vendosur pika kontrolli në të gjitha daljet,” tha një reporter për televizionin “Ukraina 24”.