Platforma Youtube, ka bllokuar të gjitha kanalet e lidhura me mediat shtetërore ruse RT dhe Sputnik në mes të pushtimit të Ukrainës.
“Për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë, po bllokojmë kanalet e YouTube-it të lidhura me RT-në dhe Sputnik-un në të gjithë Evropën, duke hyrë në fuqi menjëherë”, ka shkruar kompania e platformës.
Deklarata është postuar në Twitter dhe Google Evrope.
Gjithashtu është zbuluar se ekipet e kompanisë po vazhdojnë të monitorojnë situatën gjatë gjithë kohës “për të ndërmarrë veprime të shpejta”.
Më parë, Google-i ka kufizuar aftësinë e kanalit RT dhe kanaleve të tjera ruse për të fituar para nga reklamat në faqe./5pyetjet.al