Rreshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje masive dheu në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe krijuar vështirësi për udhëtarët.
Punonjësit e mirëmbajtjes po ndërhyjnë në vendngjarje për të larguar dheun dhe për të rikthyer normalitetin në rrugë.
Zona ka qenë problematike edhe më parë; pak kohë më parë, shembjet në “Kthesën e Dragostunjës” kishin shkaktuar ndërprerje të trafikut për disa ditë.
Autoritetet i bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur për sigurinë.









