-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DASH: Shqipëria konsiderohet si bazë lokale për trafikantët ndërkombëtarë të drogave

Kryesoret

Një vlerësim i fundit vjen nga raportit vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit mbi Strategjinë e Kontrollit të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ku theksohet e Shqipëria është një burim dhe bazë locale për grupet e krimit të organizuar, që lëvizin drogat e paligjshme nga vendet e origjinës në tregjet evropiane.

Sipas raportit “kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”, të cilët vlerësohen se “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.  

Vendi ynë konsiderohet si një element kyç i rrugës ballkanike për të kaluar drogës në Evropën perëndimore dhe MB.

Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, SPAK, vlerësohet të ketë “regjistruar disa suksese në vitin 2021, duke përfshirë arrestimin e 38 personave, përfshirë një prokuror dhe disa zyrtarë të lartë të policisë, si pjesë e një hetimi të madh ndërkombëtar për trafikun e lëndëve narkotike”.

Raporti vë në dukje disa ndryshime në kuadrin legjislativ që synojnë parandalimin e pastrimit të parave, por “zbatimi i ndryshimeve të fundit ligjore dhe të politikave ka qenë jokonsistent”. Raporti vëren se legjislacioni në fuqi “është efektiv në sekuestrimin fillestar të pasurisë”, por “përmbushja e kërkesave të provave për sekuestrimin përfundimtar të pasurisë mbetet sfiduese”./5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit