Lesya Vasylekno deputet e Ukrainës ka bërë të ditur se do të rikthehet në luftë për të mbrojtur vendin e saj.
Me anë të një postimi të bërë në Tëitter, ajo thotë se ka dorëzuar fëmijët e saj te gjyshja e më pas do të dalë në mbrojtje të vendit, kundër Rusisë.
“Perëndimet e diellit duhet të shijohen me ata që doni. Në vend të kësaj unë shpërthej në lot, pasi dorëzova bebat e mi gjyshes së tyre. Më i vogli është 9-muajsh. Unë do të kthehem tek njerëzit e Ukrainës për të ndihmuar ku të mundem! Ndaloni Rusinë”’- tha deputetja. /5pyetjet.al