Në spektaklin e “Post Big Brother Vip”,është folur shumë për marrëdhënien Bora-Donald.
Arbër Hajdari, ka shprehur mendimin e tij për takimin e shumë përfolur. Ai theksoi se moderatorja ka rrezikuar shumë, duke u bërë pjesë e programit.
Opinionisti gjithashtu shprehu dyshimet e tij mbi vërtetësinë e lidhjes së re që Donaldi krijoi brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
“Bora ka rrezikuar shumë duke marrë pjesë në program aq më shumë duke dhënë puthjen. Nuk shoh arsye që Donaldi të tërhiqej, të paktën sa të mbaronte ky program. Më është dukur e çuditshme edhe lidhja e re, edhe për mënyrën si u krijua, edhe hyrja e Triksës në finale se sjellja e Donaldit ishte e ftohtë, kurse Triksa më është dukur e sinqertë”, tha Arbri.
Pas daljes nga shtëpia e BBV Donald dhe Beatrix nuk janë parë bashkë./5pyetjet.al