Një përleshje mes dy grupeve adoleshentësh në lagjen nr. 2 të Korçës ka përfunduar me një 15-vjeçar të plagosur dhe pesë të dyshuar.
Policia arrestoi A.P., 19 vjeç, i akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”. Tre nga të dyshuarit janë të mitur, ndërsa i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet tregojnë se konflikti ka shpërthyer për arsye të dobëta dhe ka përfshirë përdorimin e sendeve të forta, përfshirë një thikë dhe dru.
Policia ka sekuestruar prova materiale dhe vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/5pyetjet.al









