-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatat në darkë, bilanci tragjik: Rusët vranë mbi 2 mijë civilë ukrainas

Kryesoret

Autoritetet ukrainase deklarojnë se më shumë se 2,000 civilë janë vrarë deri më tani në pushtimin rus, i cili filloi gati një javë më parë.

Ekipet e shpëtimit kanë shuar më shumë se 400 zjarre që shpërthyen pas bombardimeve ruse në të gjithë vendin dhe çaktivizuan 416 eksplozivë.

“Gjatë shtatë ditëve të luftës, Rusia ka shkatërruar qindra qendra transporti, ndërtesa rezidenciale, spitale dhe kopshte” deklaron Kievi zyrtar.

Ndërkohë që bisedimet për paqen do të rifillojnë të mërkurën në mbrëmje midis Rusisë dhe Ukrainës, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve Tass.

“Delegacioni ynë do të jetë i gatshëm të vazhdojë bisedimet” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai pason një raund të parë bisedimesh në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas, i cili nuk arriti asnjë zgjidhje.

Ndihmësi i Presidentit Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, do të jetë sërish kryenegociatori për Rusinë.

“Unë mendoj se gjërat do të mbeten të njëjta. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të qëndrojmë në pozicionin tonë. Të njëjtët njerëz të përfshirë,” tha këshilltari presidencial Olexiy Arestovych.

Nuk dihet ende se ku mund të zhvillohen bisedimet.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit