-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD “mburret” me anulimin e tenderit 500 mln lekë: Tani e ka radhën SPAK që të flasë

Kryesoret

Partia Demokratike ka marrë meritat për anulimin e tenderit 500 milionë lekë të FSHZH për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave”. Dy ditë pasi tenderi u anulua, deputeti i PD-së, Arbi Agalliu shprehet se nëse nuk do të kishte presion publik, paratë e shqiptarëve do vidheshin.

“Disa javë më parë ne denoncuam tenderin prej 500 milionë lekësh që Fondit Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë për përgatitjen e një menuje tradicionale.

Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave”. Tender i paracaktuar për t’iu dhënë djalit të drejtorit të FSHZH, Dritan Agolli që ka bërë tenderin.

Komisioni i Prokurimit Publik thotë se ka anuluar tenderin abuziv 500 milionë lekësh të fondit shqiptar të zhvillimit për dizenjimin e menusë së 100 fshatrave. Nëse nuk do të ishte presioni publik pas publikimit të fakteve se si Fondi Shqiptar i Zhvillimi kishte paracaktuar fituesin e tenderit, ky tender nuk do të ishte anuluar dhe paratë e shqiptarëve do të përfundonin në xhepat e pushtetarëve të korruptuar.

Por po kështu dhe nisja e hetimit nga SPAK ka nxitur Komisionin e Prokurimit Publik të heqë përgjegjësinë ligjore. Në arsyetimin e tij, komisioni ka faktuar se kriteret e vlerësimit teknik nuk janë në përputhje me legjislacionin për prokurimin publik, çka është një provë më shumë për SPAK, për të  çuar para drejtësisë mikun e Ramës, Dritan Agolli.

Ndërkohë që fshatrat s’kanë rrugë, drita e ujë, s’kanë asnjë investim të kryer apo planifikuar, qeveritarët e korruptuar duan të vjedhin paratë e tyre përmes tenderëve për menu.

Ne inkurajojmë SPAK të çojë para drejtësisë zyrtarët e korruptuar që shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Evropë, me skema të tilla si kjo menu 500 milionëshe. Njerëzit e ndershëm të këtij vendi vuajnë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur nga braktisja e qeverisë në ditët e tyre më të vështira, siç ishte tërmeti, pandemia e tashmë dhe çmimet e rritura të ushqimeve, të karburantit, ndërsa qeveria e ka mendjen si të përfitojë nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri te megaskandali i inceneratorëve, dhe është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.

Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, po varfëron çdo ditë shqiptarët dhe po shkatërron ekonominë dhe si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë. Shqiptarët presin ndëshkim nga drejtësia. Shqiptarët e dinë se; Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit” deklaroi ai.

Komisioni i Prokurimit Publik vendosi anulimin e tenderit të Dritan Agollit. E nisur si një furtunë e vogël mbi një konflikt interesi, ku paratë publike përfundojnë në duart e personave që kanë lidhje me zyrtarët, skandali që ka përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit me personazh kryesor shefin e kuzhinës Alfio Rrotani, ka përfunduar në duart e SPAK.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit