Sipas informacioneve të fundit nga Shërbimet Sekrete të Ukrainës, forcat ruse kanë mbërritur zyrtarisht në Kharkiv
Sipas raportimeve, rreth orës 03:00 pas mesnate, trupat ushtarake të zbritura nga ajri, janë ulur në Kharkiv dhe janë angazhuar në luftime intensive me forcat e Ukrainës.
Qyteti me 1.5 milionë banorë, ka qenë prej ditësh i rrethuar nga forcat ruse. Një sulm masiv ndodhi gjatë 1 marsit në sheshin qëndror të Kharkivit, i cili u dëshmua nga qytetarë të shumtë.
Po ashtu, këto sulme raketore, u morën si një sinjal i pastër se aty do të ndërhyhej së shpejti ushtarakisht.
Mbi rezultatin e rezistencës ukrainase ende nuk ka të dhëna. Ndërsa, në qytet, vijojnë ende kërkimet për viktima të mundshme nën gërmadha./5pyetjet.al