Në shtatë ditë luftimesh në Ukrainë, forcat ruse kanë pushtuar territorin në jug dhe lindje të vendit, por mbeten jashtë nga disa qytete të mëdha dhe kryeqyteti, Kiev, duke shkaktuar një përpjekje të shtuar për të rrethuar qytetin dhe një përshkallëzim të sulmeve në infrastrukturën civile në mbarë vendin.
Ndërkohë, një zyrtar amerikan tha se autokolona e blinduar, 64 km e gjatë që pritej të godiste Kievin, nuk kishte bërë asnjë përparim në 24 orët e fundit. Thuhet se autokolona, e pajisur me tanke, artileri të rëndë dhe mjete të blinduara duket se nuk kanë përparuar në aksionin e tyre pasi ka ndaluar në vend për shkak të problemeve logjistike, e mungesës së karburantit dhe ushqimi, ndërkohë që mendohet se është ndalur për të rivlerësuar taktikat.


