-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Administrata hap dyert për rekrutime: Kategoritë dhe kushtet për t’u pranuar

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar vendimin për rekrutimet në administratë për vitin që sapo ka nisur. Sipas vendimit, këtë vit planifikohet që të pranohen 855 punonjës në shtet në të gjitha kategoritë, drejtues dhe nëpunës të thjeshtë.

VENDIMI I PLOTE

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT, PËR VITIN 2022, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2022 është gjithsej, 855 (tetëqind e pesëdhjetë e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 53;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 190;

ç) Për kategorinë ekzekutive 604.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:

– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Artet e bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2022, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Vendimi nr.65, datë 2.2.2022, i Këshillit të Ministrave, “Për planin vjetor të pranimit për vitin 2022, në institucionet e administratës shtetërore pjesë të shërbimit civil”, shfuqizohet.

5. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

/5pytejet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit