Dikur i njohur si qyteti i Luleve dhe Portokalleve, Elbasani, vitet e fundit është kthyer në qytetin e nënave dhe vejushave të veshura me të zeza. Ku hija e krimit shëtit lirshëm në qytetin, që sot konsiderohet si një si nga një nga kryqëzimet më të rëndësishme të kalimit të drogës. Influencë që e ka kthyer këtë qytet edhe në skenën e preferuar të përgjakur të bandave rivale që tashmë qëllojnë pa mëshirë ndaj njëra-tjetrës. Çka e ka kthyer këtë qytet në Palermon e Shqipërisë. Ku tashmë bandat që kanë kapur qytetin, veprojnë fuqishëm edhe në tregun evropian të lëndëve narkotike. Duke lënë edhe atje të vrarët e tyre. Terror, i cili në vitet e fundit ka shënuar me dhjetëra të vrarë në atentate.
Midis tyre, jo vetëm avokatë dhe njerëz të lidhur me politikën, por edhe banditë dhe krerë lokalë të krimit të organizuar. Një ndër këto vrasje, që do të ishte vetëm një hallkë e zinxhirit të atyre që i kishin paraprirë dhe që do të pasonin ngjarjet kriminale në këtë qytet, ishte edhe ajo e Emiljano Ramazanit.
Një eksponent i dalluar i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Personazh, që do të jetë edhe në qendër të këtij dokumentari, ku vrasja e tij do të na krijojë një panoramë më të qartë të asaj se çfarë ndodh në qytetin e Elbasanit, dhe se si bandat që veprojnë në këtë qytet janë të lidhura ngushtësisht me narkotrafikun në shtete të ndryshme të Evropës.
Emiljano Ramazani, u qëllua për vdekje, më 20 korrik 2020, vetëm pak sekonda pasi ishte ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan. Siç shikohet edhe nga pamjet që transmetohen për herë të parë nga emisioni ‘Në shënjestër’, makina e drejtuar nga viktima shfaqet në hyrje të objektit në orën 16.45 minuta e 36 sekonda. Vetëm 23 sekonda më pas, në orën 16.45 minuta e 57 sekonda, po nga i njëjti kënd filmimi, pas makinës së drejtuar nga Ramazani, në ndjekje, vihet në këmbë një person në dukje i ri, i veshur me të zeza, me kapele në kokë.
Që rend drejt sheshpushimit. I cili shquhet teksa mban duart në xhepa. Vetëm pak sekonda, pasi Emiljano Ramazani ndalon makinën e tij në sheshpushimin e pallatit, një tjetër kënd i kamerave të sigurisë, na mundëson skenën e plotë të krimit. Ku siç shikohet, në orën 16.46 minuta e 10 sekonda, autori, pasi afrohet dhe sigurohet që objektivi është ende në makinë, qëllon drejt tij pa mëshirë në distancë të afërt nga xhami i parmë i pasagjerit.
Duke e lënë të vdekur në vend Emiljano Ramazanin, që nuk pati asnjë mundësi t’i shpëtonte plagëve të shumta të marra. Ku i gjithë aksioni për eliminimin e tij zgjat vetëm 22 sekonda. Ky nga një tjetër kënd, edhe më i qartë, tregon se si autori mundi të neutralizojë viktimën.
Nga ku dallohet që autori mban një maskë tekstile mbi hundë, me qëllim për të fshehur sytë të cilët mbrohen nga streha e ulët e kapeles. Autor, i cili largohet më pas nga i njëjti drejtim nga ku edhe erdhi.
Dhe ku siç konstatohet edhe nga një tjetër pamje filmike e siguruar po nga emisioni ‘Në shënjestër’, në ndihmë i vjen një makinë, që e largon nga vendi i krimit. E njëjta makinë me të cilën autori kishte dalë në pritje të viktimës së tij. Automjet, që siç shihet edhe ne këtë pamje, ka pritur në rrugën kryesore, në hyrje të bllokut të pallateve ku jetonte Emiljano Ramazani, për afro një orë. Derisa ky i fundit shfaqet përpara tyre dhe merr kthesën për në objekt.
Momenti kur siç shikohet, ekzekutori del nga makina e tij dhe vrapon me dorën te pistoleta drejt automjetit të viktimës së tij. Një atentat në dukje i mirëkoordinuar, vetëm pak minuta pasi objektivi i shënjestrës kishte lënë palestrën ku stërvitej.
Por kush ishte Emiljano Ramazani dhe përse u eliminua?
Cila është lidhja e tij me vrasjen vetëm 9 ditë më pas mikut të tij, Regis Runaj?
Cila ishte përplasja e grupit të tij ku ai bënte pjesë me atë të vëllezërve Alibej?
Dhe cilat ishin vrasjet që shoqëruan këtë përplasje e cila mori trajta tragjike?
Ku një i penduar i drejtësisë do të rrëfente vrasjet e Emiljano Ramazanit dhetë Regis Runaj. Ai që ishte personi i fundit që ishte takuar mbrëmjen e vrasjes me këtë të fundit. Ndërsa Regis Runaj nuk e kishte kuptuar se personat me të cilët po shoqërohej kohët e fundit, ishin porositur për eleminimin e tij.Ky i penduar do të ishte Euglen Halili. Që rezultoi të jetë edhe vrasësi i Regis Runaj.
Ku për t’iu afruar sa më shumë presë tyre, dhe për të shmangur çdo dyshim të tijin mbi ta, ai dhe personat e tjerë në krim, shfrytëzuan hobin e tij për motorrat dhe shpejtësinë. Pasditen para ngjarjes, sipas dëshmisë të siguruar ‘Në Shënjestër’, Regis Runaj u takua në orën 17.30 në Shënkoll të Lezhës me Egisel Llapushin. Sipas tij, Regisi ishte marrë me shpërndarje narkotikësh dhe ishte dënuar më herët në Zvicër për këtë krim. Gjatë dëshmisë së tij, Egisel Llapushi, deklaroi se natën e ngjarjes, Regis Runaj ishte në shoqërinë e tij, Keidi Hazizollit, Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit. Lidhur mbi këtë dëshmi, policia shoqëroi për të marrë në pyetje, Xhuliano Hoxhën dhe Euglen Halilin. Të cilët deklaruan se mbrëmjen e vrasjes së Regisit ata kishin shkuar në një park në afërsi të varrezave të qytetit të Elbasanit, ku kishin konsumuar hashash. Më pas Xhuliano Hoxha dhe Keidi Hazizolli kishin lëvizur bashkë, ndërsa Euglen Halili kishte lëvizur me viktimën Regis Runaj, me motor të drejtuar nga viktima. Menjëherë pasi morën këtë të dhënë, policia ushtroi kontroll në banesën e Euglen Halilit, nga ku në motorin e tij tip ‘Lifan’, poshtë pjesës së brendshme të sediljes, ekspertët gjetën gjurmë gjaku. Ku pas analizës së ADN-së, rezultoi të ishin të viktimës Regis Runaj. I gjendur përballë një prove të tillë të pakundërshtueshme, Euglen Halili, vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke treguar se ishte ai vrasësi i Regis Runaj./ News24