Në Ukrainë vijon lufta në ditën e shtatë me shpresën se në mbrëmje në takimin e dytë që do të zhvillohet mes Kievit dhe Moskës do të arrihet një marrëveshje për armëpushim. Mbi dy mijë civilë ukrainas janë vrarë nga sulmet ruse, deklarojnë autoritetet në Kiev.
Shumë qytetarë kanë postuar në rrjetet sociale krimet e luftës, momentet kur rusët sulmojnë me tanke dhe raketa. Një qytetar ukrainas në Kharkiv në momentin që ishte LIVE ka regjistruar çastin kur godina e këshillit të bashkisë goditet nga një predhë ruse.
/5pyetjet.al