Në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë është zbuluar një “shtëpi bari”. Laboratori i kultivimit të lëndëve narkotike është zbuluar në bazë të informacioneve në rrugë operative.
Pas vëzhgimit dhe ndjekjes së kultivuesve, policia vendosi që ditën e sotme të ndërhynte duke bastisur ambientin e kthyer për kultivim.
Kjo nuk është hera e parë që janë zbuluar brenda territorit, madje në zona shumë të banuara pranë qendrës së qyteteve “shtëpi bari”.
/5pyetjet.al