Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka thënë se rezoluta në mbështetje të Ukrainës dhe kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Kosova është e përcaktuar për paqe, liri dhe demokraci.
“Kuvendi i Kosovës ka treguar edhe një herë se Kosova është përkrah partnerëve e mbarë botës demokratike dhe kundër çdo agresioni. Miratimi i rezolutës në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, dhe në kundërshtim të agresionit rus, dëshmon se Republika e Kosovës është përcaktuar qartë për paqe, liri dhe demokraci”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Kuvendi i Kosovës me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka votuar sot rezolutën e cila e dënon agresionin ushtarak dhe pushtimin rus në Ukrainë.