-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë lideri! Dallimi i madh midis “gjuhës së trupit” të Zelensky dhe Putinit (VIDEO)

Kryesoret

Qëndrimi i guximshëm i Volodymyr Zelensky që nga fillimi i luftës në vendin e tij e deri më sot ka krijuar një përshtypje mjaft pozitive në publikun ndërkombëtar, diçka që pasqyrohet në rrjetet sociale, ku shumë përdorues po lavdërojnë liderin ukrainas.

Një konferencë shtypi e kohëve të fundit nga Zelensky, në të cilën ai hyn në dhomë duke mbajtur karrigen e tij, përshëndet ngrohtësisht gazetarët dhe ulet përballë tyre, duke nxjerrë në pah sinqeritetin, ka tërhequr vëmendjen e disa komentuesve.

“Ai sjell karrigen e tij, ulet pak metra larg gazetarëve, flet me guxim dhe ndershmëri, nuk ka frikë nga asgjë. Ky është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, një lider i vërtetë i botës së lirë” shkroi një komentues në Twitter.

“Ky njeri po drejton një vend në luftë me guxim dhe po mban karrigen e tij në një konferencë shtypi” tha një komentues tjetër. Gjuha e trupit të presidentit ukrainas, është padyshim krejt e ndryshme nga ajo e presidentit rus.

Fotot dhe videot e fundit të takimeve të Vladimir Putin me liderë dhe zyrtarë të huaj kanë treguar presidentin rus të ulur në një distancë të madhe nga bashkëbiseduesit e tij, në një mënyrë serioze dhe të largët.

“Rreptësia” me të cilën ai u drejtohet, madje edhe njerëzve të cilëve u beson (një shembull tipik është historia e tij e fundit me kreun e shërbimit të spiunazhit rus që u bë virale) është në kontrast të plotë me fytyrën e treguar nga homologu i tij ukrainas.

Udhëheqësi ukrainas duke iu referuar tryezës së gjatë që Putin përdor për disa takime me liderët e huaj, si me Macron i kërkoi presidentit rus; “Ulemi për të negociuar, jo 30 metra larg”, tha Zelensky, duke shtuar: “Unë nuk kafshoj. Nga çka frikësohesh?”.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit