-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ecja me një këmbë të ngurtë dhe fytyra e fryrë, analistët shpjegojnë çfarë ndodhi me Putin?

Kryesoret

Deri tani askush nuk e kishte vënë re detajin e veçantë në ecjen e Presidentit Vladimir Putin. Në një artikull të “The Mirror” ky detaj mund të lidhet me trajnimin e KGB-së.

Në të gjitha daljet publike Putinin shfaqet duke ecur me një këmbë “të ngurtë”, të përhequr pas dhe një krah të djathtë që mbetet po i ngurtë duke mos e lëvizur. Ndërkohë krahu i majtë i Putinit lëkundet në anën e tij. Studiuesit besojnë se mund të lidhet me trajnimin e armëve që ai ka marrë kur ishte pjesë e KGB-së Sovjetike ku ai u ngrit në gradën e nënkolonelit përpara se Bashkimi Sovjetik të shpërbëhej.

Studiuesit, me bazë në Portugali, Itali dhe Holandë, shkruajnë:

“Sipas këtij manuali, operativët e KGB-së u udhëzuan të mbanin armën në dorën e djathtë afër gjoksit dhe të lëviznin përpara me njërën anë, zakonisht me të majtën, me sa duket duke u dhënë mundësi të nxjerrin armën sa më shpejt që të jetë e mundur kur përballen me një armik.”

Ndersa Ish-sekretari i Jashtëm Lord David Owen tha se ai dyshon për përdorimin e steroideve për shkak të ndryshimeve në formën e fytyrës së Putinit, të cilat mund të shkaktohen nga ilaçet për rritjen e muskujve.

Lord Owen i tha Times Radio:

“Shikoni fytyrën e tij, shikoni se si ka ndryshuar, ai tani ka një fytyrë ovale. Njerëzit që thanë, oh, është operacion plastik apo botox, nuk e besoj fare këtë. Ai ka mundesi te kete marre ose steroid anabolikë si bodybuilder. Ne fakt ai është shumë krenar për muskujt dhe njihet zhveshjet deri në bel dhe te tjera si kjo;  ose kortikosteroide. Nëse je duke marrë këto barna, kjo të jep këtë fytyrë. Redukton imunitetin dhe te bën më të prekshëm ndaj Covid. Ky njeri ka qenë në izolim të plotë, nuk do të shohë askënd, qëndron me kilometra larg, presione të jashtëzakonshme. Gjë që tregon se ai merr steroide dhe ndoshta, ndoshta, një kombinim te të dyjave.”

Lord Owen tha se steroidet anabolike mund të rrisin agresionin e një personi.

Ai vjen pasi ekspertët kanë frikë se pandemia Covid-19 ka prekur shëndetin mendor të Vladimir Putinit, duke ndezur paranojën që çoi në pushtimin e Ukrainës. Presidenti rus kishte kontakte të kufizuara me njerëzit gjatë ngjarjeve më të këqija të dy viteve të fundit, me ata në rrethin e tij të ngushtë që duhej të izoloheshin. Këmbëngulja e Putinit se ai urdhëroi trupat në territorin e fqinjit të tij paqësor ka nxitur frikën për shëndetin e tij mendor.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit