Në 24 orët e fundit në Kosovë nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Po gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një i vdekur. Në total numri i rasteve aktive është 1.464 në Kosovë.
Raporti i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 444 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.984 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.909 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.984 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 1.324 testime, 52 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.932.
Në total numri i rasteve aktive është 1.464.
/5pyetjet.al