-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak: BE dhe Ballkani duhet qëndrojnë bashkë në këto kohë të vështira

Kryesoret

Emisari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të qëndrojnë krah njëra-tjetrës në këto kohë të vështira, referuar pushimit rus.

“Mali i Zi do të qëndrojë i vendosur në rrugën e tij drejt pranimit në BE. Ne ramë dakord për rëndësinë që BE-ja dhe Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojnë krah për krah në këto kohë të vështira”.

Nga vendet e rajonit, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia kanë dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kosova i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, duke vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia dhe Bosnja e Hercegovina janë të vetmet që nuk e kanë dënuar agresionin rus.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit