-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-diplomati kroat: Ballkani në rrezik nëse s’ka marrëveshje për Ukrainën

Kryesoret

Bozho Kovaçeviç, ish-ambasador i Kroacisë në Moskë deklaroi se në rast se nuk do të ketë marrëveshje për paqe në Ukrainë atëherë lufta do të përhapej në rajone të paqëndrueshme, siç është Ballkani Perëndimor.

“Ndërkaq, është e qartë pse Trump po e shpëton Putinin… Nëse marrëveshja e paqes nuk arrihet, nuk duhet të përjashtuar mundësinë e përhapjes së luftës dhe të shpërthimit të konflikteve në rajone të paqëndrueshme siç është edhe Ballkani Perëndimor”, u shpreh diplomati i njohur kroat.

“Qëllimi i Trumpit është të nënshkruajë marrëveshjen për eksploatimin e mineraleve ukrainase si parakusht për fillimin e negociatave të paqes. Kjo na sjell një hap më afër armëpushimit, por nuk jam i sigurt se do të arrihet një marrëveshje paqeje që do të duhet të rregullojë në mënyrë më të qëndrueshme marrëdhëniet në atë pjesë të Evropës.

Objektivat deklarative të Ukrainës dhe Rusisë janë diametralisht të kundërta. Zelensky priste që Trumpi të thoshte paraprakisht se do të gjykojë në favor të Ukrainës, gjë që është joreale.

Nëse marrëveshja e paqes nuk arrihet, nuk duhet të përjashtuar mundësinë e përhapjes së luftës dhe të shpërthimit të konflikteve në rajone të paqëndrueshme siç është edhe Ballkani Perëndimor. Prandaj duhet të forcohen aftësitë mbrojtëse”, ka deklaruar Kovaçeviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit