-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kërkon “kështjellën” blu: Shkodranë, më vini në provë për 300 ditë

Kryesoret

Bashkia Shkodër, është e vetmja që nuk ka rënë në duart e socialistëve në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme mbylli fushatën në kryeqendrën e veriut duke u kërkuar shkodranëve që të lënë politikën, por të zgjedhin kandidaten e tij, Majlinda Angoni, të paktën për 300 ditë, deri vitin tjetër.

“Në këto zgjedhje zgjidhet për një vit, u them demokratëve, të paktën për 300 ditë provoni njëherë një socialist, një goxha zonjë.

O shkodranë zgjidhni more një grua. Dhe 300 ditë të paktën të pastrojë Shkodrën dhe pastaj zgjidhni një tjetër që të vijë t’jua bëjë pis prapë” tha ai.

“Edhe Tropoja doli nga reshti për një periudhë të caktuar, Shkodra është tek-pull për te rezistuar, kundër kujt?” tha më tej ai.

Në fund sulmoi PD-në që është ndarë në dysh. “Ndaç njoni ndaç tjetri nuk kanë për të bërë asnjë gjë për Shkodrën.

Kacafytja do të vazhdojë dhe Shkodra me “gisht në gojë”. Ata janë bërë kashtë e koqe” përfundoi ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit