Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut me bazë në Gjenevë ka votuar në favor të një rezolute, që dënon shkeljet e pretenduara të të drejtave gjatë ofensivës së Rusisë në Ukrainë.
Gjithashtu u miratua ngritja e një komisioni hetimor për t’i hetuar ato.
“Është detyra jonë e përbashkët të sigurojmë llogaridhënie duke mandatuar dokumentacionin dhe verifikimin e krimeve të Rusisë dhe identifikimin e atyre që janë përgjegjës”, i tha Këshillit ambasadorja e Ukrainës në OKB në Gjenevë, Yevheniia Filipenko, pak minuta përpara votimit.
Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në Ukrainë. Delegati i saj, Evgeny Ustinov, i tha Këshillit se mbështetësit e rezolutës “do të përdorin çdo mjet për të fajësuar Rusinë për ngjarjet në Ukrainë”.
/5pyetjet.al