Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për ndihmë urgjente pas raportimeve se forcat ruse kanë bombarduar centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.
Në një mesazh urgjent nga Kievi, në orët e para të mëngjesit të 4 marsit, Zelensky paralajmëroi për një fatkeqësi të mundshme bërthamore.
“Evropianë, zgjohuni ju lutem. U thoni politikanëve tuaj se forcat ruse po qëllojnë centralin bërthamor në Ukrainë”, tha ai.
Autoritetet ukrainase raportuan në orët e para të mëngjesit të së premtes për një sulm të forcave ruse ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës.