Ekipet e zjarrfikësve më në fund kanë arritur të hyjnë në centralin Zaporizhzhia, ku një zjarr shpërtheu në një ndërtesë pasi ushtria ruse e bombardoi, thanë shërbimet e emergjencës të vendit.
Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës konfirmuan në faqen e tyre në Facebook se zjarrfikësit kishin mbërritur rreth orës 05:20 me kohën lokale.
Zjarri vijonte për një orë, teksa zjarrfikësit po përpiqeshin të arrinin në ndërtesë. Shërbimi raportoi më parë se trupat ruse po i pengonin ata të shuanin zjarrin.