-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zona e ndalimit të fluturimeve: Çfarë do të thotë dhe pse i hap derën luftës së tretë?

Kryesoret

Termi “zonë e ndaluar fluturimi” i referohet çdo zone të hapësirës ajrore ku është parashikuar një ndalim fluturimi për avionë të veçantë. Në kohë paqeje, ajo aplikohet për të mbrojtur zona të ndjeshme, të tilla si rezidencat presidenciale ose mbretërore apo edhe zona mbi ngjarje të mëdha sportive ose turma të mëdha. Nën ombrellën e saj ushtarake, një “zonë e ndaluar fluturimi” është projektuar (dhe zbatuar) për të parandaluar hyrjen e avionëve në hapësirën ajrore të kufizuar për të parandaluar sulmet ose fluturimet spiune, sulmet parandaluese kundër sistemeve të mbrojtjes. Një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë do të nënkuptonte që forcat ushtarake, në këtë rast NATO, do të përfshiheshin drejtpërdrejt me çdo avion rus të vendosur në qiellin e Ukrainës dhe – nëse është e nevojshme – do ta rrëzonin atë.

Pse është e vështirë të vendoset në Ukrainë?

Përfshirja e mundshme e forcave të NATO-s me avionët rusë, pajisjet do të shkaktojnë një rrezik të përshkallëzimit të shpejtë. “Nuk mjafton vetëm të thuash “kjo është një zonë e ndaluar fluturimi”. “Duhet ta zbatoni atë”, tha të mërkurën për revistën Foreign Policy, Philip Breedlove, një ish-zyrtar ushtarak amerikan. Pasi ka shërbyer në NATO midis 2013 dhe 2016, ai tha se megjithëse ka mbështetur vendosjen e një zone të ndaluar fluturimi në Ukrainë, ky është një vendim shumë serioz. “Është e barabartë me luftën”.

Së fundmi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e përjashtoi një mundësi të tillë. Në një deklaratë për NBC të hënën, ai deklaroi: “Ne nuk kemi ndërmend të lëvizim drejt Ukrainës, as nga toka, as nga ajri”. Nga ana e tij, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Ëallace e bëri të qartë se Britania nuk do të ndihmonte në vendosjen e një zone të ndaluar fluturimi mbi Ukrainë, pasi një betejë me avionët rusë do të shkaktonte një “luftë në të gjithë Evropën”. Duke folur për BBC Radio 4, ai tha “Unë nuk do të filloj një luftë evropiane, por ajo që do të bëj është të ndihmoj Ukrainën të luftojë në çdo mënyrë dhe me çdo pajisje dhe ta mbështesim”.

Shtetet e Bashkuara kanë përjashtuar një mundësi të tillë për arsye të ngjashme. Megjithatë, rreziku shtesë i përshkallëzimit është diapazoni i armëve bërthamore. Kjo frikë doli në pah pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se kishte vendosur forcat bërthamore të Rusisë në gatishmëri “speciale”. Rreziku u rrit edhe më shumë me pushtimin e centralit bërthamor të Zaporizhia. Shumë e kanë interpretuar veprimin e Putinit si një bllof publik. Por edhe dyshimi më i dobët për një luftë botërore që mund të kthehet në një luftë bërthamore e bën mundësinë e vendosjes së çdo zone ndalim-fluturimi në Ukrainë nga zero në inekzistente, vlerësoi BBC.

A janë zbatuar zonat e ndalim-fluturimit në të kaluarën?

Pas Luftës së Gjirit të vitit 1991, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vendosën dy zona ndalim-fluturimi në Irak për të parandaluar sulmet ndaj grupeve fetare dhe etnike. Kjo u imponua pa mbështetjen e OKB-së. Në vitin 1992, në konfliktet ballkanike pas shpërbërjes së Jugosllavisë, Kombet e Bashkuara miratuan një rezolutë që ndalonte fluturimet e paautorizuara mbi hapësirën ajrore të Bosnjës. Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi gjithashtu një zonë ndalim-fluturimi në vitin 2011 si pjesë e operacionit ushtarak në Libi. Zonat e vendosura në Bosnje dhe Libi ruheshin nga forcat e NATO-s.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit