-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç flet me Escobar: Gati të shtojmë sanksionet ndaj oligarkëve rusë

Kryesoret

I mandatuari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka biseduar sot me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor me të cilin kanë diskutuar për ngjarjet në Ukrainë dhe aktivitetet e mundshme në të ardhmen për sanksionet kundër Rusisë pas agresionit në Ukrainë. 

Siç njofton Qeveria e Malit të Zi, Abazoviç është pajtuar që situata aktuale atje është thelbësore për Ballkanin Perëndimor për të treguar përkushtim në mbrojtjen e vlerave të civilizimit dhe të qëndrojë deri në fund bashkë me aleatët e BE-së dhe NATO-së.

“Mali i Zi është i gatshëm të shtojë sanksionet me qëllim të ndjekjes së plotë të politikës së jashtme të BE-së. Ne do ta monitorojmë situatën me oligarkët rusë dhe do të marrim të gjitha masat në përputhje me ligjin nëse ata vijnë në Mal të Zi”, ka thënë Abazoviç.

Abazoviç ka shtuar se në rast se do të krijohet Qeveria e re me të në krye, pushteti i ri do të marrë vendimet që do t’iu ofrojnë mbështetje aleatëve për ta shtypur edhe më fortë agresionin rus.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, falënderoi Malin e Zi për partneritetin dhe tha se mund të mbështetet te ndihma e SHBA-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit