-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati gjerman: Ukraina tregon se duhet marrëveshje Kosovë-Serbi sa më shpejt

Kryesoret

Diplomati gjerman, Joachim Rücker , i cili ka shërbyer në Kosovë si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe si shef i UNMIK-ut, nga viti 2006 deri pak muaj pas pavarësisë, në një intervistë ekskluzive për Gazetën Express ka folur për rrugëtimin e Kosovës si shtet nga viti 2008 dhe për gjithë ngjarjet aktuale, nga Ukraina e deri te vazhdimi i bisedimeve me Serbinë.

Rücker thotë se mungesa e një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë është pengesë për stabilitetin e rajonit dhe shton se bazuar në atë që po ndodh në Ukrainë një e tillë duhet arritur sa më shpejtë të jetë e mundur.

Ish-ambasadori gjerman në Suedi i cili edhe ka shkruar një libër për Kosovën, korrigjimin e kufijve nuk e sheh si zgjidhje, teksa thotë se Asociacioni në pajtim me Kushtetutën e Kosovës duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale bashkë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE thotë se në një mënyrë e kompleton atë që ka filluar më 17 shkurt 2008.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit