Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është më kursimtari i buxhetit të shtetit sa i përket shpenzimeve për karburant.
Shifrat e shpenzimeve të ofruara nga Zyra e Kryeministrit për Gazetën Online Reporteri.net tregojnë se shpenzimet e Bislimit për karburant janë dukshëm më të ulëta krahasuar me anëtarët e tjerë të kabinetit të Kurtit.
Në periudhën 11 mujore, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në total ka shpenzuar 897.76 euro për karburant.
Vlera më e lartë që ai ka harxhuar gjatë një muaji është 142.14 Euro, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.
Shpenzimet për derivate të Besnik Bislimit:
Mars 2021 – 50.00 Litra – 48.22 Euro
Prill 2021 – 72.00 Litra – 69.67 Euro
Maj 2021 –44.01 Litra – 43.63 Euro
Qershor 2021- 125.00 Litra – 128.10 Euro
Korrik 2021 – 48.00 Litra – 50.02 Euro
Gusht 2021 – 50.00 Litra – 51.39 Euro
Shtator 2021 – 90.01 Litra – 96.17 Euro
Tetor 2021 – 42.01 Litra – 65.41 Euro
Nëntor 2021 – 125.00 Litra – 142.14 Euro
Dhjetor 2021 – 105.00 Litra – 115.90 Euro
Janar 2022 – 73.00 Litra – 87.10 Euro