Policia greke ka bërë të ditur se ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së katër anëtarëve të një familje shqiptare pak ditë më parë për qiranë e banesës.
Sipas mediave greke, autori i dyshuar është vënë në pranga gjatë orëvë të para të mëngjesit të sotëm në Patra. Pas arrestimit, ai ka rrëfyer edhe ngjarjen duke thënë se si vrau fillimisht Klodianin dhe bashkëshorten e tij dhe më pas dy fëmijët e çiftit.
Ai i tha policisë se familja shqiptare nuk i kishte dhënë qiranë, por mediat greke raportojnë se ai donte ta nxirrte familjen shqiptare nga shtëpia e tij pasi kishte gjetur qiraxhinj të tjerë me një çmim më të lartë.
Autori i krimit duket se e kishte planifikuar vrasjen pasi më parë kishte marrë masat edhe për zhdukjen e trupave duke i ngarkuar në një kamionçinë me qëllim heqjen e tyre nga shtëpia pasi kishte finalizuar planin djallëzor.