Gjatë ditë së sotme, rreth orës 15:15, në fshatin Progër, Devoll, janë konstatuar nga kryeplaku i fshatit, në banesë, të pajeta dhe me shenja dhune në trup dy gra.
Fatbardha Bami rreth 60 vjeçe dhe vjehrra e saj Bukurie Bami, rreth 80 vjeçe, të cilat mendohet se nuk i kanë mundur të mbijetojnë plagëve të marra.
Ato janë vrarë me sende të forta.
Paraprakisht dyshohet se autori kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre gjatë natës por me sa duket është dëgjuar nga viktimat dhe është përleshur me to. Policia ka identifikuar autorin Ali Zili 35 vjeç dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij. Ky i fundit ka precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe dhunë në familje./5pyetjet.al