-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusët qëllojnë me armë gazetarin e Sky News (KUJDES! PAMJE TË RËNDA)

Kryesoret

Rreziku me të cilin gazetarët përballen duke raportuar mes luftës në Ukrainë u vërtetua mbrëmë nga skuadra e gazetarëve të Sky News. Ky televizion publikoi pamjet tronditëse të ekipit të tyre duke u sulmuar në Kiev.

Kryekorrespondenti Stuart Ramsay u godit nga një plumb në pjesën e poshtme të shpinës, ndërsa ishte në makinë teksa transportonte ekuipazhin e tij drejt Kievit ditën e hënë. Dy fishekë goditën gjithashtu operatorin e kamerës Richie Mockler në pajisen antiplumb.

Pamjet tregojnë plumba që godasin makinën, ndërkohë që ekipi dëgjohet teksa bërtet dhe xhami i mjetit thyhet. Mendohet se sulmi është kryer nga një skuadër zbulimi diversante ruse.

Pas një përplasjeje të tensionuar, ekipi vrapoi duke përdorur një mur betoni për mbulim dhe më pas u fshehën në një fabrikë deri sa erdhi policia ukrainase dhe i shpëtoi.

I gjithë ekuipazhi, duke përfshirë Dominique van Heerden dhe Martin Vowles të Sky News, tashmë janë të sigurt dhe janë kthyer në Britani Anëtari i pestë i ekipit, producenti vendas Andrii Lytvynenko, qëndroi pranë familjes në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit