Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov ka kritikuar sërish NATO-n për refuzimin e shpalljes së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.
“Argumentet rreth vrasjeve, sulmeve me bomba dhe raketa në ndërtesa banimi, spitale, maternitete dhe kopshte dhe shkatërrimi i një prej kombeve evropiane nuk janë të mjaftueshme në shekullin 21. Mirë,” tha Reznikov në një video-mesazh të lëshuar të shtunën.
Reznikov tha se si Çernobili, vendi i një prej aksidenteve më të rënda bërthamore në botë, ashtu edhe centrali bërthamor më i madh i Ukrainës në Zaporizhzhia janë nën kontrollin rus. Forcat ruse sulmuan Zaporizhzhia më herët, duke dëmtuar një nga reaktorët e saj.
Reznikov u bëri thirrje qeverive perëndimore: “Dëgjoni popullin tuaj. Sondazhi i djeshëm i Reuters/Ipsos e bëri të qartë se zemërimi për pushtimin rus të Ukrainës po rritet. Rreth 74 për qind e amerikanëve, duke përfshirë shumicën dërrmuese të republikanëve dhe demokratëve, thanë Shtetet e Bashkuara dhe Aleatët e saj të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut duhet të vendosin një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, thuhet në sondazh./5pyetjet.al