Në Kosovë do të vijnë 20 gazetarë nga Ukraina. Një hapësirë në një kompani marketingu është ofruar si ndihmë për 20 gazetarët ukrainas që pritet të vijnë në Kosovë. Ata po ikin nga lufta që po ndodh në Ukrainë pas sulmeve ruse.
Pronari i kompanisë, Fisnik Ismaili thotë që do t’i mirëpresë gazetarët që kanë nevojë. Mirëpo ai shton se kërkesa e tij për ndihmë nuk ka marrë përgjigje nga Qeveria. Por se kush do të merret me akomodimin e tyre, ka pasur shumë reagime.
Edhe nga Asociacioni i Gazetarëve në Kosovë, shprehen të gatshëm të ndihmojnë kolegët ukrainas.
Megjithatë, Naile Dema, anëtare në AGK thotë se nuk kanë informacione se kush janë këta gazetarë apo se si do të akomodohen.
Dema shton se Qeveria duhet të jetë e kujdesshme kur kontrollon identitetin e gazetarëve.
Madje, ajo thotë se ka zhvilluar një bisedë me nismëtaren e këtij vendimi, deputeten Doarsa Kica Xhelili.