Një raport mbi bisedën midis midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij turk Recep Tayyip Erdogan thotë: “Rusia do të ndalojë operacionin e saj ushtarak vetëm nëse Ukraina pushon së luftuari dhe kërkesat e Moskës plotësohen”.
Rusia këmbëngul se pushtimi i saj i Ukrainës nga toka, ajri dhe deti është një operacion ushtarak special, për të cilin Putin pretendon se, pa asnjë provë, është i nevojshëm për të “denazifikuar” vendin.
Putin tha se operacioni po shkonte sipas planit dhe se ai shpresonte se negociatorët ukrainas do të kishin një qasje më konstruktive në bisedime.
Sipas tij këta të fundit duhet të marrin parasysh realitetin në terren.
Ndërsa nga zyra e Erdogan-it u tha se udhëheqësi turk kishte apeluar për një armëpushim të përgjithshëm urgjent, e cila jo vetëm që do të lehtësonte shqetësimet humanitare në rajon, por gjithashtu do të ofronte një mundësi për të kërkuar një zgjidhje politike.
Presidenti turk i kërkoi Putin-it hapja e korridoreve humanitare dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje paqeje.
Ai i kërkoi Putin-it “të shtrojë rrugën për paqen së bashku”.
Erdogan tha se Turqia “është e gatshme të japë të gjitha llojet e kontributeve që problemi i Ukrainës të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur me mjete paqësore”.
Ndërkaq përmendi se ishte në kontakt të vazhdueshëm me palën ukrainase dhe vende të tjera dhe shtoi se “ai do të vazhdojë përpjekjet e tij për të zhvilluar negociata gjithëpërfshirëse dhe për të arritur rezultate”.
Sot është dita e 11 e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Mbi 1.5 milionë ukrainas janë larguar nga vendi dhe mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën. Ndërkohë Ukraina vijon të rezistojë pavarësisht sulmeve ruse.
Kombet e Bashkuara raportojnë se janë vrarë 351 civilë dhe 7 mijë e 70 të lënduar në Ukrainë./5pyetjet.al