Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të takojë të martën e 8 marsit presidentin francez, Emmanuel Macron, me të cilin do të bisedojë mbi çështjen e Ukrainës, për t’u dakordësuar mbi hapat e mëtejshëm që duhet të merren ndaj Moskës.
Faktin e bëri të ditur zëdhënësi për shtyp i Departamentit të Shtetit, Ned Price. Detaje mbi takimin nuk dihen ekzaktësisht, por ai pritet të zhvillohet në mbrëmje. Blinken ndërkaq, ka nisur prej të shtunës një sërë vizitash në vendet e Evropës Lindore, të cilat preken drejtpërdrejt nga lufta.
/5pyetjet.al