Antony Blinken, ka deklauaruar se NATO, ka deklaruar se nëse NATO vendos ta ndihmojë Ukrainën më avionë luftarakë, atëherë SHBA-të do të japin dritën jeshile për këtë vendim.
“Ne po flasim me miqtë tanë polakë në këto çaste, mbi atë çfarë mund të bëjmë për të përmbushur nevojat e tyre në furnizimin e Kievit me avionë luftarakë”, tha Blinken gjatë një interviste për televizionin amerikan “CBS News”.
Sipas kryediplomatit amerikan, SHBA-të mund të bëjnë shumë në këtë aspekt. Por, opsionet duhen parë hap pas hapi.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se të gjitha vendet aleate në organizime të ndryshme, qoftë në atë të G7 apo Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po vijojnë të rrisin presionin mbi Rusinë.
Gjithsesi, të gjithë së bashku duhet të marrin masa të shtuara ndaj Moskës.
Po ashtu, me rëndësi të madhe është edhe ndihma që duhet t’i jepet popullit ukrainas, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe në atë humanitar. /5pyetjet.al