Në dy qendra votimi në Shkodër nuk ka filluar procesi i votimit për shkak të moti të keq. Kështu deklaroi Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në deklaratën e parë për mediat që nga nisja e procesit të votimit. Ai bëri një përmbledhje të procesit të votimit që nga nisja dhe problematikat e hasura si nga kushtet atmosferike dhe incidentet në dy qarqe.
Disa informacione paraprake për fillimin e procesit zgjedhor në 6 bashki, procesi i hapjes së Qendrave të votimit është pa ndonjë problematikë të theksuar. Jemi në proces monitorimi të vazhdueshëm në këto 6 bashki. Problematikat e evidentuara deri më tani 2 QV në Shosh e Pult, në të cilat nuk ka filluar votimi për shkak të mungesës së komisionerëve që nuk kanë mundur do të shkojnë për shkak të situatës atmosferike.
Në Shalë po identifikohen manualisht votuesit dhe në Shkodër nga 250 QV ka filluar në 247. Në 3 qendra votimi nuk po votohet.
Në Dibër 101 QV dhe tek të gjitha ka filluar procesi. Kemi problem në Kastriot e Kala të Dodës me energjinë elektrike për shkak të motit. Megjithatë, Celibashi theksoi se këtë problematika të shfaqura deri tani nuk e cenojnë procesin