Aksi rrugor Fushë-Krujë, Laç, është një nga akset më problematike për sa i përket aksidenteve rrugore. Disa orë më parë në këtë aks lanë rinin e tyre 4 persona. Një çift i ri i sapo fejuar ranë viktimë e një tragjedie po në këtë rrugë.
Viktima mbetën edhe dy persona të tjerë që po udhëtonin me ta, Alfred Dika, 39-vjeç dhe Artan Alushi 30, vjeç. Aksidenti u regjistrua në të njëjtin vendin ku 1 vite më parë humbën jetën 4 të rinj. Nazmi Rrahmani 35 vjeç, Flamur Visha 35 vjeç, Arben Koni 33 vjeç dhe Juljan Mehilaj 45 vjeç humbën jetën tragjikisht më 18 mars të 2021, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një kamion./5pyetjet.al