Gazment Buçpapaj i cili u arrestua mbrëmjen e të hënës në Tropojë, si autor i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt te ish-Parku, ka dëshmuar lidhur me vrasjen e të riut Egli Pashollari.
Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.
Buçpapaj shprehet se Egli Pashollari, i kishte zënë rrugën dhe pasi i ka rënë borisë ai e ka sharë nga makina.
Ndër të tjera ai shprehet se gjatë sherrit janë zënë me grushta dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar me thikë.
Pas vrasje Buçpapaj ka qëndruar në Tropojë tek disa të afërmit e tij derisa është bërë i munduar arrestimi i tij ditën e djeshme.









