-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri: PS e kënaqur nga zgjedhjet, komisionerët të vazhdojnë pa u ndikuar nga partitë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka mbajtur një konferencë për mediat, pas mbylljes së procesit të votimit. Ai deklaroi se zgjedhjet ishin të qeta me disa probleme të vogla.

“Gjithçka shkoi dhe do të shkojë sipas ligjit”, tha Gjiknuri. Ai njoftoi se shumë shpejt pritet rezultati i Vorës.

Gjiknuri, ju bën thirrje komisionerëve të vazhdojnë procesin e numërimit pa u ndikuar nga partitë.

Më tej ai shtoi se rezultatet priten të dalin sa me shpejt. Teksa u ndal te pjesëmarrja e ulët ai theksoi se për shkak të motit pjesëmarrja ka qene e ulët.

“Falënderoj edhe ata komisioner që bënë gjithçka për të kryer detyrën e tyre. PS-ja është e kënaqur nga ecuria e këtij procesi, prisnim një pjesëmarrje më të lartë, por me rëndësi është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe shumë shpejt do të njohin rezultatin”, u shpreh Gjiknuri.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit