Rreth 3,500 protestues kundër luftës janë arrestuar sot në të gjithë Rusinë, sipas agjencisë ruse të lajmeve Interfax.
Sipas raportit:
- 2500 qytetarë kanë dalë të protestojnë në sheshin e Moskës nga të cilët 1,700 u arrestuan
- 1500 persona të tjerë protestuan në Shën Petersburg, ku 750 u arrestuan më pas
- Gjithsej 1200 persona të tjerë morën pjesë në protesta në pjesë të tjera të vendit dhe 1061 prej tyre u arrestuan
Ata që u arrestuan u dërguan në stacionet e policisë lokale për t’u marrë në pyetje ku “po vendoset çështja e sjelljes së tyre para drejtësisë”, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/03/b30be4c3-2a7b-4b1b-8a2f-143e3572f362-624x443.jpg)
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/03/492a381e-cb62-4abc-974c-436f0bce7afe-624x474.jpg)
/5pyetjet.al