Në Shkodër ka nisur numërimi i votave për të nxjerrë kryetarin e ri të bashkisë. Procesi i numërimit ka nisur me shumë vonesë.
Kutia e parë ka nxjerrë fituese kandidaten socialiste, Majlinda Angoni që mori 60 vota, 58 vota Bardh Spahia i Sali Berishës dhe 21 Xhemal Bushati i PD-së.
Vëmendja është e madhe në kryeqendrën e veriut, pasi gara është e fortë. Në Durrës dhe Dibër ende nuk ka nisur procesi i numërimit.
/5pyetjet.al