Pas mbylljes së votimeve të zgjedhjeve të 6 Marsit drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me procesin zgjedhor për bashkinë e Lushnjes.
“Mirënjohje popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjes, për një proces zgjedhor të lirë dhe plotësisht të rregullt, ashtu siç i ka hije Lushnjes së Kongresit. Kushtet atmosferike ishin të vështira dhe ndikuan në pjesëmarrje, por të gjithë e dimë se shiu në bujqësi është gjithmonë bereqet.
Mirënjohje të gjithë anëtarëve, simpatizantëve, patronazhistëve të Partisë Socialiste në gjithë Lushnjen🙏🌹🇦🇱 Populli foli dhe vendosi! Vullneti i tij tani do të numërohet me korrektësi maksimale dhe rezultati duhet respektuar e pranuar nga të gjithë.
Nesër vijojmë menjëherë punën të mbajmë fjalën e dhënë para popullit të Lushnjes. Përgëzime Eriselda Sefa” shkruan Balla në postimin e tij.
/5pyetjet.al