Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për lidhje të dyshimta me projektin e Aeroportit të Vlorës, duke e krahasuar atë me aferën e inceneratorëve.
Sipas Berishës, kontratat për këtë projekt janë firmosur para krijimit të sipërmarrjeve, me qëllim përfitime të paligjshme, dhe ai i akuzon zyrtarët e lartë të qeverisë se po përpiqen të përfitojnë miliona euro nga fondet publike.
Reagimi në FB
Sali Berisha: Skema që përsëritet: Aeroporti i Vlorës si djegësi i Tiranës.
Vjedhjet e kësaj narko-qeverie kryhen aq hapur sa kontratat firmosen para se sipërmarrjet të krijohen. Në rastin e aeroportit, njëjtë si me djegësin e Tiranës, kontrata është firmosur në Prill, ndërkohë sipërmarrja është krijuar në Maj.
E gjitha kjo bëhet vetëm që Edi Rama, Lubi Balluku dhe Taulant Balla të vjedhin 130 milionë euro.
/5pyetjet.al









