Një nga mediat e fundit të mbetura në Rusi “ Mediozana” ka deklaruar se është bllokuar nga autoritetet e saj mbi raportimin e saj mbi pushtimin e Ukrainës nga Moska.
“’Roskomnadzor’ filloi të bllokojë ‘Mediazona-n’”, tha media në një deklaratë, duke iu referuar rregullatorit të komunikimeve të Rusisë.
“Kjo ka ardhur sepse ne mbulojmë me ndershmëri atë që po ndodh në Ukrainë dhe e quajmë pushtimin një pushtim dhe luftën një luftë”, theksohej në deklratë.
Deklarata shtoi se Rusia ditët e fundit ka futur “censurë ushtarake dhe pothuajse nuk ka mbetur asnjë media e pavarur në vend”.
Botuesi i gazetës, Pyotr Verzilov, tha se ata “do të vazhdojnë të punojnë gjithsesi dhe do t’ju tregojnë për luftën”.
Që nga sulmi në Ukrainë nga presidenti Vladimir Putin, autoritetet kanë shtuar një goditje të paprecedentë ndaj mediave tashmë të kundërshtuara.
Në fillim të kësaj jave, stacioni radiofonik “Ekho Moskvy” dhe kanali televiziv “Dozhd” – dy nga mediat kryesore liberale të Rusisë – ose u shpërndanë ose u pezulluan.
Dhjetëra punonjës të medias dhe organe të pavarura – përfshirë “Dozhd” – janë caktuar tashmë “agjentë të huaj” nga autoritetet dhe shumë reporterë dhe redaktorë janë detyruar të largohen nga vendi.
Gazeta e pavarur “Novaya Gazeta”, kryeredaktori i së cilës Dmitry Muratov u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2021, tha se nuk do të mbulonte konfliktin, duke përmendur legjislacionin e ri për raportimin mbi ushtrinë./5pyetjet.al