-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O bir çfarë ke bërë?” Vëllai i vrasësit të dyfishtë në Devoll: Tapë dhe dajak, kalbeni brenda

Kryesoret

Devolli u trondit nga vrasja e dyfishtë e nuses dhe vjehrrës Fatmira Bami dhe Bukurie Bami në fshatin Progër nga Ali Zili, i cili u tha hetuesve se krimin e ka kryer sepse nuk e kishin paguar për lekët e druve të zjarrit që u kishte çuar. Rrobat e krimit me gjak, autori ia dha një endacaku për të zhdukur gjurmët, por që gjithçka u zbulua nga policia. Vëllai i autorit të krimit kërkoi dënimin maksimal. Ai tha se viktimat nuk i kishin asnjë borxh atij dhe se është futur në banesë për të grabitur.

“E dënoj veprën e dënoj sa s’ka ku të vejë më, më vjen rëndë. Kur e kërkoja atë ditë më thanë në polici që duhet të bësh një denoncim. Ishte natë me se të ikja. Ai jetonte me pleqtë kishte dy ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe erdhi ne orën 5 të mëngjesit. Nuk i bëra shamatë se ishte i alkoolizuar. Kur erdhi në shtëpi nuk i foli asnjë njeriu. Vetëm kur erdhi policia te dera i tha plaku: O bir çfarë ke bërë? Vëllai nuk foli, por policia iu drejtua babit, “në fshat ka ndodhur një vrasje  janë vrarë dy gra”.

Atëherë ne mbetëm të shokuar ai vetë nuk na ka treguar asnjë gjë. E kërkoja atë ditë kudo në lokale vajta dhe në Mancurisht me thanë nuk ka qenë këtu. Ai kishte ndërruar edhe rrobat mbante veshur një xhup të zi por as atë se kishte. Kur mbetej ngushte im vëlla i jepja unë. Ato një metro dru që shisnim i ndanim bashkë, vetëm dy kafshë kam në shtëpi se gjithë të tjerat i kam shitur për ta nxjerrë atë nga burgu. Një vit burg bëri për dhunë në familje.

Po të rëndoheshe me alkool ushtronte dhunë në familje. Viktimat s’kishin borxh te neve asnjë gram borxh. Ato dru që kishin marrë i kishin paguar merrte pensionin dhe ua jepte. Ai ka hyrë vetëm për grabitje bënte shumë harxhime i thoja hiq dorë. Unë e dënoj ashpër shteti të marrë masa i bëj thirrje shtetit që njerëz si puna e këtij me precedentë penalë të mos lirohen nga burgu. Shteti të dënojë krimin makabër.

Nuk i shkoj atje as avokat nuk i zë. Vajta te familja e viktimave, më pranuan. Shkova në orën 10 i takova, pastaj të gjithëve u dhashë dorën. Iu thashë më vjen shumë keq më thanë ju nuk keni faj. Fajin e ka ai që bëri atë krim nuk pata probleme as nga djali i saj as nga nuset e tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit